kosova-islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


ISLAM KOSOVA
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 BESIMI NË BOTËN E ARDHSHME

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 13
Join date : 29/05/2009

BESIMI NË BOTËN E ARDHSHME Empty
MesazhTitulli: BESIMI NË BOTËN E ARDHSHME   BESIMI NË BOTËN E ARDHSHME Icon_minitime1Sat May 30, 2009 3:33 am

Me besimin në botën e ardhshme nënkuptohet të besuarit në tërë atë që na ka informuar All-llahu XH.SH. në Librin e Vet dhe i Dërguari i Tij në Hadithin e vet, mbi atë se çka do të ndodhë pas vdekjes, siç është: provimi dhe vuajtja apo kënaqësia në kabur (varr), ringjallja pas vdekjes, tubimi në një vend, parashtrimi i librit të veprave, llogaria, peshimi (matja) i veprave, Huvdi (Burimi), ura Sirat, shefa’ati, Xhenneti, Xhehennemi dhe çdo gjë tjetër që All-llahu XH.SH. ka përgatitur në to për banorët e tyre.

Akcenti i Kur’anit në këtë bazë të besimit dhe urtësia e kësaj

Kur’ani madhështor tejet shpesh përmend botën e ardhshme, duke provuar me kujdes në çdo vend ekzistimin e saj dhe në të gjitha rastet duke tërhequr vërejtjen në të, e gjatë tërë kësaj duke përdor metoda të ndryshme ligjërimi të gjuhës arabe.

Një nga argumentet e theksimit të kësaj baze të besimit është ai se, Kur’ani ndërlidhë fuqimisht besimin në All-llahun Y me besimin në botën e ardhshme. All-llahu XH.SH. thotë:

"... Mirësia është kur (njeriu) beson All-llahun, Ditën e Kiametit." (El-Bekare: 177)

"... Kushdo që beson All-llahun (si është urdhëruar) dhe jetën tjetër, e bënë vepra të mira, për ata, me të vërtetë, ka shpërblim te Zoti i tij; për ta nuk ka kurrfarë droje, e as mërzie!" (El-Bekare: 62)

"Kështu këshillohet çdonjëri prej jush që beson All-llahun dhe Ditën e Kiametit." (El-Bekare: 232)

"Luftoni kundër atyre që nuk besojnë All-llahun, as Ditën e Kiametit." (Et-Tevbe: 29)

"...Adhuroni vetëm All-llahun, shpresoni (shpëtimin) në Ditën e Kiametit dhe mos bëni keq në Tokë." (El-Ankebut: 36)

Ekzistojnë edhe shumë ajete të tjera të cilët flasin përkitazi me ketë.

Se sa rëndësi të madhe i jep Kur’ani botës së ardhshme, shihet edhe nga ajo se sa shpesh përmendet aty. Gati se nuk e kalon asnjë faqe të Kur’anit, e që në të, të mos flitet për botën e ardhshme dhe për atë se çka do të ndodhë në të nga ngjarjet dhe situatat e ndryshme, e tërë kjo përmes mënyrave të ndryshme të shpjegimit. Gjithashtu do të vëresh se Kur’ani hollësisht i parashtron detajet e fillimit të Ditës së Kiametit, që nuk është rast me temat e ndryshme të gajbit.

Një nga argumentet është edhe shumësia e emrave me të cilat e quan Kur’ani, kurse çdo emër tregon një nga detajet e asaj Dite. Disa prej këtyre emrave janë: El-Kijame (ngritja, zgjimi), Es-Sa’a (çasti), El-Ahireh (bota tjetër), Jevmud-Din (Dita e fesë), Jevmul-Hisab (Dita e dhënies së llogarisë), Jevmul-Fet’h (Dita e fitores), Jevmul-Telak (dita e takimit), Jevmul-Xhem’ (Dita e tubimit), Jevmul-Tegabun (Dita e vetëmashtrimit), Jevmul-Hulud (Dita e amshimit), Jevmul-Hasre (Dita e pendimit), Jevmul-Tenad (Dita e thirrjes), El-Azife (Kiameti), Et-Tamme (vështirësia, mynxyra), El-Sahha (zëri shurdhues), El-Hakka (çasti i pashmangshëm), El-Gashije (mynxyrë e rëndë), El-Vaki’a (ndodhia), etj.125 Ndërsa urtësia e dhënies rëndësi kaq të madhe kësaj baze të besimit qëndron me sa vijon:

Besimi në botën e ardhshme ka ndikim të madh në jetën e njeriut. Imani (besimi) në botën e ardhshme dhe i çdo gjëje që do të ndodhë në të: Xhenneti, Xhehennemi, dhënia e llogarisë, ndëshkimi dhe shpërblimi, shpëtimi dhe dështimi, në mënyrë efikase ndikojnë në drejtimin e njeriut, në disiplinën e tij gjatë jetës në këtë botë, në kryerjen e veprave të mira dhe në përmbajtjen e imperativit të devotshmërisë. Ekziston dallim i pakrahasueshëm ndërmjet dy njerëzve: njërit që nuk i beson ringjalljes pas vdekjes, as dhënies së llogarisë për veprat dhe fjalët e veta dhe i cili me asgjë nuk udhëhiqet gjatë veprimeve të veta përveçse me interesin personal dhe me leverdinë personale, dhe tjetrit i cili beson se do të vijë dita kur do të jetë i pyetur për veprat dhe fjalët e veta para Gjykatësit më të drejtë, e do të jetë i shpërblyer për veprat e mira ose i ndëshkuar për veprat e këqija. I pari gjithsesi është jashtë çdo kontrolli, përveç pasioneve dhe lakmive të veta dhe qëllimi i tij është tërësisht egoist, e arsyeton përdorimin e të gjitha mjeteve dhe të gjitha sjelljet pa marrë parasysh se sa të dëmshme janë ato. Gjersa i dyti është i kufizuar me kufijtë e të vërtetës dhe mirësisë, e këto janë gjëra të cilat atë ditë do ta kenë peshën dhe vlerën e vet tek All-llahu XH.SH.. All-llahu XH.SH. thotë:

"Peshimi (i veprave) atë Ditë do të jetë i drejtë, atij që i rëndohet terezia me vepra të mira, do të jetë i lumtur; kurse atij që i lehtësohet terezia me vepra të mira, ai do ta humb veten, për shkak se i ka mohuar argumentet Tona." (El-A’raf: 8-9)

Për këtë, në shumë vende, tregon sheshit edhe metoda kur’anore e thirrjes në kryerjen e veprave të mira duke besuar në botën e ardhshme:

"A e di ti për atë që e përgënjeshtron Ditën e llogarisë? E, ai është ai i cili i dëbon ashpër bonjakët dhe nuk nxiton t’i ushqejë të varfërit." (El-Ma’un: 1-3).

"Xhamitë e All-llahut i mirëmbajnë vetëm ata që i besojnë All-llahut dhe botës tjetër..." (Et-Tevbe: 18)

"Nga ti nuk do të kërkojnë leje për të luftuar me pasurinë dhe me trupin e tyre ata që besojnë All-llahun dhe Ditën e Kiametit. E All-llahu i di mirë ata që ruhen nga mëkatet. Nga ti do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë në All-llahun dhe në Ditën e gjykimit dhe zemrat e atyre që dyshojnë. Ata luhaten në dyshimin e tyre." (Et-Tevbe: 44-45)

"Nuk duhet që njerëzit të cilët besojnë All-llahun dhe Ditën e Kiametit të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë All-llahun dhe Pejgamberin e Tij." (El-Muxhadele: 22)

"Me të vërtetë, ky ka qenë shembull i mirë për ju, për ata që shpresojnë në All-llahun dhe në Ditën e Kiametit." (El-Mumtehine: 6)

"... Kjo është këshillë për ata që i besojnë All-llahut dhe Ditës së Kiametit." (Et-Talak: 2)

"... Ata që besojnë në jetën e ardhshme besojnë edhe në të (Kur’anin)." (El-En’am: 92).

Ekzistojnë edhe shumë ajete të tjera që flasin përkitazi me këtë.

Meqenëse njeriu është i prirur t’i përmbush interesat e veta dhe të largojë çfarëdo dëmi prej vetes, besimi në botën e ardhshme e nxitë vetëkontrollin e tij dhe prirjen për të bërë vepra të mira, duke e larguar të keqen. Për këtë shkak Kur’ani shpeshherë dhe me kujdes të madh përkujton Ahiretin, dhe e pasqyron e e prezenton atë në mënyra të ndryshme, në mënyrë që kjo ndjenjë (vetëkontroll) të zmadhohet në zemrën e njeriut dhe të rritet ndikimi i tij.

Shkaku i potencimit të shpeshtë të ngjarjeve në Ahiret nga ana e Kur’anit, me siguri qëndron edhe në atë që njerëzit shpeshherë e harrojnë atë dhe nuk i japin rëndësi, për shkak të lojalitetit të madh ndaj jetës së kësaj bote dhe nga dashuria ndaj kënaqësive të kësaj bote. Prandaj, besimi në botën e ardhshme, me të gjitha kënaqësitë dhe ndëshkimet që do të jenë në të, e frenon dëshirën e tepruar për kënaqësitë e kësaj bote dhe njerëzit bëhen të vetëdijshëm se të gjitha kënaqësitë e kësaj bote nuk meritojnë çfarëdo mundimi qoftë dhe garim për to, ngase, ajo që meriton që për shkak të saj të garojmë është ajo që na ka përgatitur All-llahu XH.SH. në botën tjetër. Përkitazi me këtë All-llahu XH.SH. thotë:
"O besimtarë! Ç’keni që nguroni, - thuajse jeni ngjitur për toke - kur ju thuhet: "Dilni në luftë, në rrugën e All-llahut!" A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të të përhershmës (amshueshmës). E, kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër - është shumë e vogël." (Et-Tevbe: 38)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosova-islam.forumsq.net
 
BESIMI NË BOTËN E ARDHSHME
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besimi ne Allahun xh.sh
» Besimi ne Profetet e All-llahut
» BESIMI NË PËRCAKTIMIN E ALL-LLAHUT XH.SH.
» Besimi ne Engjejt e Allahut
» Besimi ne Librat e Allahut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosova-islam :: Islamik :: 6 kushtet i besimit të All-llahut-
Kërce tek: