kosova-islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


ISLAM KOSOVA
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Haxhit Islam

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 13
Join date : 29/05/2009

Haxhit Islam Empty
MesazhTitulli: Haxhit Islam   Haxhit Islam Icon_minitime1Sat May 30, 2009 3:37 am

HAXHI
(Pelegrinazhi ne token e shenjte Islame)

Haxhi...

Është pelegrinazh ne token e shenjte Islame (Meken), eshte tubimi madhështor, të cilin Allahu xh.sh. e bëri obligim të domosdoshëm për çdo musliman në botë, edhe atë së paku një herë në jetë, natyrisht për atë që ka mundësi. Në Kur’ an, veç tjerash, Allahu xh.sh. thotë: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është bërë obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo...”

Ky tubim madhështor që bëhet një herë në vit, dallohet nga ibadetet apo lutjet tjera që bëjnë pjesë në shtyllat apo konditat e fesë islame - nga namazi, nga zeqati dhe nga agjërimi - sepse ky tubim madhështor organizohet në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë për të gjithë muslimanët e botës.

Pra, edhe pse, për shembull, namazi e ka kohën e caktuar për të gjithë besimtarët, gjegjësisht, të gjithë muslimanët i falin pesë kohët e namazit, ata nuk falen të gjithë në një vend. Ngjashëm, edhe agjërimi e ka kohën e caktuar për të gjithë muslimanët, porse ai nuk kryhet në një vend të caktuar, sikundër edhe zeqati.

Pra, Haxhi është shtyllë e pestë e besimit islam i cili të gjithë muslimanëve të botës ua mundëson tubimin në një vend dhe në një kohë për t’ u njohur mes vete, për të qenë sa më afër njëri tjetrit, të njihen me gjendjen sociale mes vete etj.

Edhe haxhi është një dëshmi e asaj se, bashkimin në një vend dhe kohë të caktuar të të gjithë popujve, racave e fiseve e bënë vetëm feja madhështore islame.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush e kryen haxhin dhe nuk u nënshtrohet më epsheve të shfrenuara, atij i shlyhen mëkatet dhe bëhet i pastër si në atë ditë kur e lindë nëna e tij”, dhe tha: “Haxhi është pastrim (i përgjithshëm, fizik e shpirtëror) për të nuk ka gjykim tjetër përveç se shpërblim me Xhenet”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosova-islam.forumsq.net
 
Haxhit Islam
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosova-islam :: Islamik :: Haxhit-
Kërce tek: